Ashensorët e pallateve mbeten rrezik i vazhdueshëm për qytetarët
Problemet me ashensorët për shkak të defekteve teknike duket se nuk janë raste të izoluara si ai në zonën e ‘Astirit’, ku fatmirësisht nga shkëputja dhe rënia e lirë nuk pati humbje jete.
Për 8 muajt e parë të këtij viti në të paktën 20 raste të tjera është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të bllokimeve si pasojë e defekteve.
“Fillimisht tentojmë ta hapim nëpërmjet çelësave. Nëse kjo nuk arrihet pasi është bllokuar apo ka defekt teknik, ne veprojmë me anë të pajisjeve tona speciale si presa që bëjnë të mundur hapjen e derës dhe evakuimin e personave, që gjenden brenda në ashensor”, thotë Ilir Xhanari, shef sektori në MZSH, Bashkia Tiranë.
Megjithatë, në shumicën e rasteve të bllokimit të ashensorëve me persona që mbesin brenda, dyert hapen nga teknikët apo administratorët pa lajmëruar forcat zjarrfikëse apo policinë.
Për vitin 2020, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut raporton se pas 425 inspektimeve të subjekteve që kanë në përdorim ashensorë, ka vendosur 230 masa administrative, nga të cilat 13 gjoba, 216 paralajmërime dhe 1 masë urgjente.
Gjatë vitit 2020 ka filluar edhe ngritja e regjistrit kombëtar të ashensorëve ku janë regjistruar 550 të tillë.
Por sipas ISHMT-së, shkalla e informacionit që kanë komuniteti, bizneset dhe përdoruesit e tjerë të ashensorëve në lidhje me sigurinë e tyre dhe detyrimet ligjore përkatëse, është shumë e ulët.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë