Asnjë humbje jete dhe 12 raste të reja në Shqipëri

12 Qershor 2021 | 16:55

Në Shqipëri gjatë orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë thekson se autoritetet kanë kryer 2916 teste, nga të cilat 12 janë konfirmuar pozitivë.

Aktualisht janë 21 persona të shtruar në spital, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Një tregues tjetër, i cili dëshmon se situata epidemikogjike ka njohur përmirësim të ndjeshëm edhe numri i të shoqëruarve.

Sipas MSH-së, në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin total të tyre në 129,826, që nga fillimi i epidemisë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Shkodër        51
Tiranë           44
Berat            22
Elbasan        14
Lezhë           12
Durrës            7
Korçë             6
Gjirokastër     5
Dibër             3
Fier                2
Vlorë              2
Kukës             1.

Në total në Shqipëri kanë humbur jetën 2,453 pacientë, ndërsa qarku më i prekur është Tirana, me numrin më të lartë të viktimave dhe infektimeve me COVID-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026