Asnjë lule për 8 Mars, 72-vjeçarja Bajame Bekolli jeton e vetme mes varfërisë

8 Mars 2024 | 17:05

Jo të gjitha gratë këtë 8 mars morën lule. I tillë është edhe rasti i një 72 vjeçareje nga Bulgareci i Korçës e cila jeton e vetme dhe në kushte të vështira ekonomike.

E vetme, pa ujë e drita në shtëpi, me shoqërues vetëm një kostum, pa lule për 8 Mars, pa dhuratë e me lotët që i thahen në fytyrë çdo ditë kjo është Bajame Bekolli, 72 vjeçarja në Bulgarec të Korçës.

“Asnjë gjë. Nuk u kujtuan fare sivjet, hiç. Erdhi çupa me duarthatë të sillte një lule të vogël, na me mama për 8 Mars, hiç”,-tha Bajame Bekolli.

Varfëria është ulur këmbëkryq, pothuajse migjeniane në këtë shtëpi, e vakti që sot në festën e grave e shoqëroi Bajamen ishte buka me presh.

“Këtë kam unë, mëngjes drekë presh. Nuk kam asgjë mor bir, ja kështu rroj me të keq, ja me vjen ajo plaka rrimë një orë. 7 mijë lek pension marr, ja buke e mora. Kam borxhe, kam gjithë ato lek për te paguar. Dritat mi kanë prerë, ujë mi prenë, nuk kam ku ti paguaj. Ku ti gjej leket? Me mire te hidhem në kanal të mbytem sesa të rroj kështu “.

Me vetëm 7 mijë lek, jeta për Bajamen është tejet e vështirë. Gjithçka kërkon nga jeta është shëndeti, pasi është mësuar me barkun thatë.

“Keq shumë. Buka duhet, dritat duhen, qumështi duhet, jam plake po nuk kam një pikë qumësht. Hahet buke me presh? Bota nuk e shohin në ëndërr, e ha meze preshin, unë e ha buke. Ajo plaka me solli buke sot. Unë asgjë nuk dua, vetëm të jem mirë, buke ha ndonjë kafshore. Vetëm të jem mirë, asgjë nuk dua. Të jetoj e ca kohe “

Sot, vetëm 3 km larg qytetit të Korçës, një grua, një nënë, një e moshuar, nuk mori urim për 8 Mars. Me sytë teksa largohemi, e me mendjen se nesër, vallë, a do të ketë të hajë buke me presh.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026