“Asnjë provë që implikon Metën”, avokati: Goditje politike në prag të zgjedhjeve
Avokati Genc Gjokutaj tha në konferencën e mbajtur nga Partia e Lirisë pas kreut Ilir Meta, se arrestimi i ish-Presidentit Meta është arrestim politik. Ai tha se çështja e CEZ DIAS për të cilën akuzohet Meta është hetuar më parë e nuk ka asnjë provë që të implikojë zotin Ilir Meta.
“Goditja e parë zotit Meta i është dhënë kur donin ta shkarkonin si President. Sot e arrestuan për CEZ DIAN, për të cilën Meta i ka dhënë të gjitha shpjegimet. Një çështje e gjykuar nga një denoncues, i cili ka dhënë ose dëshmi të rreme ose ka bërë kallëzim të rremë dhe para Gjykatës e Para SPAK nuk ka qenë identik në rrëfimin e tij, e megjithatë në të dyja rastet Meta nuk implikohet. Kjo është goditje politike dhe kjo është në dritë të diellit.
Zoti Altin Dumani ka konflikt interesi me këtë çështje, pasi e ka gjykuar edhe më parë. Ai nuk mund të jetë hetuesi i kësaj çështje. Pastaj çfarë ka ndryshuar në këto 5 vite? Se rrezikshmëria nuk vjen duke u shtuar. Meta është thirrur 3-4 herë në SPAK. Këta nuk e tregojnë çfarë qëndron pas këtij arresti. Ne kemi të bëjmë me një strukturë e cila duhet të ishte ligjore. Këtu sistemi i drejtësisë ka rënë”,-tha Gjokutaj.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta