Asnjë roje plazhi në Liqenin e Pogradecit, reagojnë pushuesit
Euronews Albania ka kryer ditën e sotme një vëzhgim në plazhin e Pogradecit përsa i përket vrojtuesve të plazhit.
4 kullat e plazhit të shtrira në 2 km vije liqenore janë bosh. Pushuesit tregojnë se ende nuk kanë parë askënd të hipë mbi këto kulla, ndërkohë që fajësojnë shtetin për mosmarrjen e masave.
“”Kam një muaj këtu dhe nuk kam parë vrojtues plazhi, ja ku është kulla por s’kam parë. Edhe nga ajo që ndodhi dje, këtu është me keq, uji është më i rëndë, duhet të jenë rojet, këtu ska në gjithë vijën liqenore asnjë roje”, u shpreh një qytetar.
“Ke pare vrojtues plazhi në Pogradec? Asnjë. Si ka mundësi, këta të bashkisë e dinë? Duhet të ketë patjetër, je ne vete apo sje, duhet të ketë. Unë habitem me Bashkinë, kulla ka, roje ska”, u shpreh ai.
“Nuk kam parë fare. Sot erdhëm në plazh. Nuk është paraqitur asnjë. Nuk është mirë por skemi Cbejme. Kam një nip, nuk e le te futet, futet vetëm kur futem unë”, tha ai.
“Sot dal për herë të parë. Është kjo kulla por nuk shoh njeri. Shteti duhet të merte masa, ato prandaj janë ndërtuar, për të shpëtuar njerëz”, u shpreh një tjetër.
Situata me vrojtuesit e plazhit vijon të jetë problematike në Shqipëri. Përpara tre ditësh humbi jetën i riu 18 vjeçar Anri Kashniku në Durrës, teksa përpiqej për të shpëtuar vëllain e vet dhe shokun e tij.
LEXONI GJITHASHTU:
U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
VIDEO/ Momentet kur policët me rroba plazhi arrestojnë në Drimadhë Granit Pepnikën e call center-ave
- 18:59 Shpërthim i ri i norovirusit në Alaskë, 100 pasagjerë të një anijeje shfaqin simptoma
- 18:57 Shtëpia-galeri në Librazhd, Agim Jaupaj piktori i nudove në Librazhd me mbi 250 vepra arti (FOTO)
- 18:51 Marrëveshja SHBA-Iran, më shumë se 640,000 libanezë të zhvendosur u kthyen në shtëpi
- 18:41 Studimi: Kafeja mund të mbrojë mëlçinë dhe të ulë rrezikun e cirrozës
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei