Asnjë rrugë e bllokuar në vend nga moti i keq
Nuk ka asnjë rrugë të bllokuar në vend, për shkak të motit të keq.
Kështu deklaroi drejtori i ARRSH-së, Evis Berberi, i cili tha se ky institucion ka marrë që më herët të gjitha masat e nevojshme.
“Në terren janë mbi 100 borëpastruese, janë 390 mjete ndihmëse dhe mbi 800 punonjës të mirëmbajtës”, u shpreh ai për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania.
Drejtori i ARRSH-së tha se zonat më problematike janë në veri dhe verilindje të vendit, si dhe në Librazhd.
“Këtë herë patëm probleme të mëdha me ngricat sesa me prezencën e dëborës. Akset me problematike kanë qenë në veri dhe verilindje dhe zonat e thella në Librazhd”, u shpreh ai.
Z. Berberi bëri thirrje që qytetarët të përdorin goma dimërore dhe zinxhirë se janë të nevojshme edhe pas kriposjes së rrugëve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt
- 09:06 Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së
- 08:59 Belgjika shkatërron Zelandën e Re, siguron kreun e Grupit G me “manita”
- 08:45 Krimea e pushtuar nga Rusia shpall ‘gjendje të jashtëzakonshme’ ndërsa forcat e Zelensky-t shtojnë sulmet
- 08:32 Djalli që e njeh, kush është gjermani që këshillon presidentin e Serbisë?
- 08:19 Meloni dhe Trump, një grindje shumë publike që po rezulton shumë e vështirë për t’u rregulluar