Asnjë shans që Putin t’i shpallë luftë Ukrainës më 9 maj, thotë Kremlini

4 Maj 2022 | 16:01

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se nuk ka asnjë shans që presidenti rus Vladimir Putin t’i shpallë luftë Ukrainës më 9 maj, Ditën e Fitores, duke i përgënjeshtruar si të pakuptimta deklaratat e fundit të disa zyrtarëve perëndimorë.

Ai gjithashtu mohoi raportimet se Putin mund të përdorte Ditën e Fitores për të shpallur mobilizimin në vendin e tij që do t’i lejonte qeverisë jo vetëm të mblidhte trupat ushtarake, por edhe të vendoste ekonominë në gjendje lufte.

Analistë dhe zyrtarë perëndimorë kishin deklaruar më herët se besonin që më 9 maj, 2 muaj pasi e quan pushtimin në Ukrainë operacion special ushtarak, Putin mund të shpallë formalisht luftën.

9 maji e njohur si dita e fitores në Rusi përkujton humbjen e nazistëve në 1945.

Ajo shënohet nga një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Prajs, tha se ka arsye të ndryshme për të besuar se rusët do bëjnë gjithçka që munden për të përdorur 9 majin për qëllime propagandistike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën është rritur në 920, ndërsa numri i të plagosurve ka arritur në 3,360,...
21:13 | 26/06/2026

Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit

Agjencia detare e OKB-së bëri të ditur se që nga e marta janë evakuuar rreth 115 anije dhe 2,500 detarë nga Ngushtica e Hormuzit, ndërsa...
20:50 | 26/06/2026

Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa prej 100% për importet nga çdo vend që miraton një taksë...
20:47 | 26/06/2026