“Asociacioni është detyrim”- Analisti: Po përballemi më kot me ndërkombëtarët

25 Shkurt 2023 | 16:45

Analisti kosovar Visar Xani ka komentuar në një intervistë për Euronews Albania marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit, si dhe presionin ndërkombëtar ndaj Asocacionit.

Xani tha se qeveria e Kosovës po konsumohet kot duke kundërshtuar asocacionin, një marrëveshje e cila është nënshkruar tashmë dhe është ratifikuar nga Kosova.

“Unë e konisedroj se çështja e imponimit është gabim i Kosovës për shkak se është një obligim që ka Kosova për të themeluar Asocacionin. Nuk do duhet që i gjithë presioni të jetë te një çështje që nuk mundesh të fitosh asgjë. Është një proces i cili ka ndodhur, të cilin e ka arritur Kosova si kompromis që në vitin 2013. E ka konfirmuar Gjykata Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese po keqinterpretohet, Kushtetuesja thotë se disa pika nuk janë në frymën kushtetuese, por nuk thotë që janë kundër Kushtetutës. Në ato pika jep hapësirë për ripërpunim, plotësim-ndryshim dhe për të ecur më tutje.

Ne e kemi ratifikuar këtë marrëveshje dhe si e tillë duhet të zbatohet pa presione. Ne po konfrontohemi me ndërkombëtarët për diçka që e kemi obligim”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit për “presion ndaj serbëve”

Policia e Kosovës hodhi poshtë pretendimet, siç tha, të pabazuara, të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit të Kishës Ortodokse Serbe (KOS) për “presion, diskriminim apo...
08:47 | 18/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Konjufca letër Kallas. Kërkon takim ose bisedë telefonike për të diskutuar çështjen

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca përmes një postimi në “X” ka bërë me dije se i ka dërguar një...
08:19 | 18/07/2026

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026