Asociacioni/ Hasani: Pse përmendja e rezolutës 12-44 është e rrezikshme për Kosovën

1 Dhjetor 2023 | 17:02

Profesori Enver Hasani, i cili ka qenë edhe kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, ka thënë për korrespodentin e Euroneës Albania në Prishtinë, Kosovë Gjocin, se përmendja e rezolutës 12-44 në draft-statutin e asociacionit të komunave me shumicë serbë në veri, është një rrezik.

Sipas Gjocit, ai tha se rezoluta 12-44 nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Gjoci shtoi se Hasani i trembej draft-statutit për asociacionin, pasi sipas tij, ai mund të jetë një lloj kushtetute e re brenda asaj aktuale në Kosovë, gjë që do të minonte punën e institucioneve.

“Kam folur me Profesorin Enver Hasani, ish-kryetarin e Kushtetueses së Kosovës. Shqetësim sipas tij është që në draft-statutin për asociacionin përmendet edhe rezoluta 12 44, e cila qysh në preambul sipas profesorit, rrezikon sovranitetin, pasi kjo rezolutë nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Ai ka frikë gjithashtu se ky statut është një akt nënligjor, jo ligj. Pra ai i trembet se bëhet fjalë për një lloj Kushtetute të re Brenda Kosovës.

Pra organet qëndrore në Kosovë nuk do të kenë shumë mundësi për të ndërhyrë, në çështjet që do i ketë në fuqi ky asociacion. Ky do të ketë njëlloj fuqie që tejkalon fuqinë e organeve qëndrore, që të ndëryjnë, kur bëhet fjalë për komunat me shumicë serbe”, është shprehur gazetari Kosovë Gjoci.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së do të merret brenda datës 20 korrik

Dhomat e Specializuara në Hagë ende mbesin brenda afatit të fundit 20 korrik për shpalljen e verdiktit për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në...
19:20 | 25/06/2026

Ish-themeluesi UÇK-së, Xhavit Haliti: Goxhaj të tregojë kë ka pasur komandant

Xhavit Haliti, themelues i UÇK-së dhe politikan i njohur i PDK-së në Kosovë, ka folur për Euronews Albania këtë të enjte. Për moderatorin Thimi Samarxhiu,...
14:21 | 25/06/2026

Përplasje fizike mes 15 personash në Lipjan, shkak një pronë. 11 prej tyre përfundojnë në spital

Një mosmarrëveshje mes disa personash ka shellë një sherr masiv dhe përplasje fizike në Lipjan të Kosovës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur...
09:52 | 25/06/2026