Astma në Emiratet e Bashkuara Arabe: Cilat janë shkaqet dhe mjekimet?

8 Shkurt 2020 | 14:20

Ambienti i mbushur me pluhura, i thatë e i prirur për stuhi rëre, i vendeve të Gjirit Persik, ka krijuar një sërë problemesh me frymëmarrjen për disa nga banorët vendas. 

Ndër rastet kryesore është astma, një sëmundje kronike e frymëmarrjes, e cila sjell inflamacion dhe ngushton rrugët e frymëmarrjes, duke e bërë të vështirë për personat e sëmurë që të marrin frymë.

Në Emiratet e Bashkuara, rreth 1.3 milion banorë apo rreth 14 për qind e popullatës vuajnë nga kjo sëmundje.

Megjithatë sipas disa ekspertëve ka disa mënyra se si të shmangësh simptomat e astmës.

Këtu hyn shmangia e aktiviteteve fizike në ambiente të jashtme gjatë muajve të pranverës dhe verës, kohë kur erëra të forta në pushtojnë Gadishullin Arabik.

“Kjo mund të përziejë erën me rërën duke e transportuar drejt qyteteve të populluara,” thotë Majed Alshkeili, kreu i Parashikimeve të Marinës tek Qendra Kombëtare Meteorologjike e Emirateve të Bashkuara. “Kjo ka pasoja mbi shëndetin e përgjithshëm të njerëzve, veçanërisht të atyre që kanë probleme me rrugët e frymëmarrjes”.

Përtej motit, një tjetër faktor i rëndësishëm që kontribuon në sëmundjet kronike të frymëmarrjes është ajri i ndotur. Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 7 milion persona në mbarë botën vdesin në mënyrë të parakohshme çdo vit për shkak të toksinave në ajër.

Dave Williams Neurolab test

Emiratet e Bashkuara kërkojnë të rrisin cilësinë e ajrit nga niveli aktual deri në 90 për qind deri në vitin tjetër si pjesë e agjendës së Vizionit Kombëtar të 2021.

Të marrësh frymë më mirë

Një banor i Emirateve të Bashkuara në moshën 57 vjeçare, Khawla Younis, e ka mirëpritur iniciativën e pastrimit të ajrit duke qenë se vuan nga astma prej rreth dy dekadash.

“Lagështira dhe rëra ndikojnë shumë te unë, deri në pikën që më bien të fikët për orë të tëra”, rrëfen mamaja e 5 fëmijëve, të cilët thanë së sëmundja e saj e ka detyruar të mbyllet brenda mureve të shtëpisë. “Më pas, do të qëndroja në spital për një javë ose 10 ditë”.

Regjistri për tu përballur me këtë problem

Autoritetet e Abu Dabit lajmëruan se do të krijojnë një regjistër për të përmirësuar rezultatet shëndetësore dhe trajtimet e sëmundjeve si astma.

Ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm, thotë specialisti i alergjive, Dr. Stuart Carr, i cili shpjegon se personat që vuajnë nga to shpesh marrin diagnoza të gabuara të simptomave të tyre dhe nuk shohin për kura parandaluese të duhura.

Në përgjithësi, shifrat në Emiratet e Bashkuara janë thuajse se 5 herë më të larta se në Amerikën e Veriut shpjegon mjeku i cili ka klinikën e parë të astmës në vend, qendra “Snö Asthma & Allergy”.

Dr.Carr ka theksuar se 4 për qind e pacientëve me astma në Emiratet e Bashkuara përfundojnë në spital çdo vit, duke nënvizuar se kjo është një shifër tejet e lartë.

Ndërkohë që ende nuk ka një kurë për të, Dr. Carr beson se me një jetë të shëndetshme, nëse kapet në kohë dhe teste të rregullta të funksionimit të mushkërive, pacientët mund të zvogëlojnë sasinë e mjekimeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026