At Spiro Katundi feston 70-vjetorin, koncert për dashurinë dhe traditën në Korçë
Në kuadër të 70-vjetorit të lindjes së At Spiro Katundit, u mbajt një koncert i veçantë në teatrin “Andon Zako Çajupi” të Korçës.
“Koncert me dashurinë tuaj” ishte një pasqyrë e emocionit dhe gëzimit, ku, përveç miqve që ndanë skenën, u prezantua një repertor i pasur me një gamë të gjerë këngësh.
At Spiro Katundi, një klerik fetar, është i njohur për dashurinë e tij të thellë për Zotin, këngën, serenatën dhe Korçën, një lidhje që ai e konsideron të pandarë.
Festimi i 70-vjetorit të lindjes së tij u bë me një koncert të veçantë, ku morën pjesë figura të shumta të shquara të artit dhe kulturës.
Artisti që u bë prift tregon se jeta e tij është e lidhur ngushtë mes fesë dhe këngës, ndaj emocionet në këtë koncert ishin të mëdha.
Miqtë që kanë kënduar me të, ata që kanë interpretuar tekstet e Spiros, dhe aq më tepër kolegët e zemrës, u bashkuan në këtë koncert.
Mes tyre nuk mund të mungonin emra të njohur të muzikës, si Bashkim Alibali, Liljana Kondakçi dhe Myfarete Laze.
At Spiro Katundi ka në repertorin e tij mbi 60 këngë dhe mban autorësinë e dhjetëra këngëve që janë interpretuar në Festivalin Kombëtar gjatë viteve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre
- 16:35 Bankat shtojnë kreditë për banesa, pasuritë e paluajtshme zënë 52% të huave
- 16:05 Debati fiskal i shekullit: California do të votojë për taksë 5% mbi miliarderët
- 16:00 Berisha: Qeveria po përpiqet të kufizojë lirinë online, do kërkojmë komision hetimor
- 15:53 Artan Hoxha komenton protestën: Duhet një plan konkret, ndryshe…