Korça mbyll me sukses Olimpiadën Matematikore të 19-të Ballkanike Studentore
Olimpiada Matematikore e 19-të Ballkanike Studentore është mbajtur për herë të parë në Shqipëri dhe ka përfunduar me sukses në qytetin e Korçës.
Ky aktivitet është organizuar nga Shoqata e Matematikës në Europën Juglindore dhe ka mbledhur 111 studentë nga 27 universitete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Bullgarinë, Rumaninë dhe Turkmenistanin.
Kryetari i Shoqatës Shqiptare të Matematikës, Ardian Naço u shpreh se organizimi i kësaj olimpiade ka qenë një sfidë e madhe, por njëkohësisht një mundësi e shkëlqyer për të promovuar arritjet në fushën e matematikës.
I pyetur mbi nivelin e studentëve shqiptarë në këtë olimpiadë, Naço theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së vazhdueshme në aktivitete ndërkombëtare të tilla për të përmirësuar cilësinë dhe nivelin e konkurrencës.
Një pjesëmarrës nga Turqia, Oguz Han, i cili është student ekselent dhe ka marrë pjesë në disa olimpiada të ngjashme, tha se është habitur nga niveli i lartë i studentëve shqiptarë. Ai theksoi se mikpritja që iu ofrua ishte shumë e ngrohtë dhe se zgjuarsia e të rinjve shqiptarë është për tu vlerësuar.
Oguz Han, student nga Antalya u shpreh se kjo ishte hera e tij e parë që vizitonte Shqipërinë dhe, ndonëse ka marrë pjesë në shumë olimpiada ndërkombëtare, është mahnitur nga mundësitë dhe niveli i arritjeve të studentëve shqiptarë.
Në një ceremoni të veçantë që u mbajt mbrëmjen e së shtunës në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë, u shpërndanë dhe medaljet për studentët më të mirë të olimpiadës ndërsa asnjë nga studentët tanë nuk arriti të merrte një të tillë.
Ikonat e Onufrit dhe Shpatarakut tërheqin turistët, rritet interesi për Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë
Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri
- 17:26 Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 17:19 Trump zbulon dosjen e re të UFO-ve: Si objekti me 8 cepa u ul mbi bazën bërthamore
- 16:48 Princ Leka bëhet me djalë, trashëgimtari i ri merr emrin Aleksandër
- 16:40 Shqiptarët mbajnë 1.8 trilionë lekë kursime në banka, 10 depozituesit më të mëdhenj zotërojnë 7.5% të tyre