English

Ata që impresionuan në fundjavën e Formula 1 në Austin

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Tifozët e Formula 1 ndoqën një fundjavë drithëruese përfshi edhe eventin “Sprint” në “United States Grand Prix”. Por kush janë pilotët që u paraqitën më mirë duke u renditur në “Power Rankings”? Zbrisni më poshtë për një analizë të hollësishme…

- Advertisement -

Charles Leclerc u duk disi pas në betejën e të shtunës në Austin ku u detyrua të pranojë dështimin ndaj Carlos Sainz në eventin “Sprint”. Megjithatë piloti “monegasque” zhvilloi një paraqitje brilante të dielën duke rekuperuar 3 pozicione dhe marrë kryesimin në kthesën e parë. Duke marrë një vlerësim maksimal edhe nga një Kampion Bote si Jenson Button.

Liam Lawson e dinte që kishte një mal për të ngjitur në kthimin e tij në F1 pas një viti “në stol”. Por talenti nga Zelanda e Re e bëri diçka të tillë me stil. Duke nisur nga polemika me Fernando Alonso në Provat Zyrtare, starti nga vendi i 19-të dhe mbyllja e garës në zonën e pikëve, 10 vende më lart nga fillimi.

Siç u përmend më lart, Sainz dominoi Leclerc në garën “Sprint” por shanset për duel për fitimin e garës u minimizuan nga lëvizja e shokut të skuadrës që u shoqërua me probleme në motor. Pavarësisht gjithçkaje, spanjolli ja doli të lërë pas rivalin e Red Bull, Max Verstappen duke qënë një mbrojtës i mirë për garën e Leclerc dhe dërgimin e dy makinave Ferrari në vendet e para.

Max Verstappen mbërriti në “Circuit of The Americas” me  52 pikë më shumë se Lando Norris dhe pas një beteje intensive të dielën, u largua me 5 pikë më shumë në klasifikimin e pilotëve. Ishte një fundjavë impresionuese që limitoi dëmet për kampionin në fuqi që mund të jetë më i qetë në rrugën drejt titullit të 4 radhazi.

Norris gjeti forcën për tu kthyer pas dështimit në favor të Verstappen dhe Sainz në garën “Sprint” duke vendosur “Pole Position” për “Grand Prix”. Mirëpo ashtu si në pjesën dërrmuese të garave gjatë 2024, piloti i McLaren tregoi edhe një herë dobësinë e tij në xhiron e parë. Norris e parakaloi Verstappen për vendin e 3 në fund, por komisarët e garës e nxorën jashtë podiumit me një vendim të diskutueshëm në favor të holandezit.

Haas solli përmirësimet e radhës në garën e dytë të shtëpisë duke ndihmuar Nico Hulkenberg dhe Kevin Magnussen të arrinin në sesionin e 3 kualifikues në “Sprint Shootout”. Në garën “Sprint” ata përfunduan të dy në zonën e pikëve ndërsa në Provat Zyrtare Magnussen bëri më mirë se gjermani Hulkenberg që mori revanshin në garën e të dielës duke rikuperuar 3 pozicione nga vendi i 11 në të 8. Në këtë mënyrë edhe Haas kaloi RB në vendin e 6 të klasifikimit të konstruktorëve.

Franco Colapinto ka zhvilluar paraqitje bindëse në çdo event që nga dita e parë kur zëvendësoi Logan Sargeant në “Italian Grand Prix”, duke mos bërë përjashtim as në Austin. Pas provës së respektueshme në garën “Sprint”, argjentinasi shndërroi startin nga vendi i 15 në përfundimin në vendin e 10. Një paraqitje më e mirë se Alex Albon që gaboi në “Sprint” dhe u përfshi në incidentin me Esteban Ocon të dielën.

Alpine ishte një tjetër skuadër me zhvillime pozitive në Shtetet e Bashkuara mes garës “Sprint” dhe Provave Zyrtare. Pierre Gasly u spostua nga vendi i 7 në Prova në të 6 në garë për shkak të aksidentit të Russell. Por pas hyrjes së parë në bokse francezi mbeti në trafik dhe hasi problem me gomat e forta.

Pas provës së forcës në eventin “Sprint”, Magnussen ishte në rrugën e duhur për t’iu bashkuar Hulkenberg në zonën e pikëve edhe të dielën. Por nëse gjermani zgjodhi strategjinë me një ndalesë, danezi pati një prekje me Gasly dhe hyri dy herë në bokse.

Russell ishte në radhën e parë të nisjes pas “Sprint Shootout” të premten por paraqitja e tij u venit në garën e të shtunës. Madje pësoi një incident në fundin e Provave Zyrtare, 4 orë pas garës “Sprint”. Për shkak të ndërhyrjeve në makinë, Mercedes-i i tij u vendos të nisjes nga “pit lane”. Gjatë garës mori një penalitet prej 5 sekondash për nxjerrjen e Sauber jashtë pistës. Porn ë fund ja doli të renditej në vendin e 6.

Në këtë klasifikim mungon Oscar Piastri që zhvilloi një fundjavë në hijen e Lando Norris. Lewis Hamilton nuk është i pranishëm pas një fundjave të vështirë e cila u mbyll jashtë pistës, në çakull.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Çfarë mendimi keni për sulmet me bomba molotov ndaj institucioneve në protestën e opozitës?