Atentat ndaj disa personave në Greqi, konflikti mes familjeve rome nga Shqipëria

21 Dhjetor 2024 | 13:04

Një atentat me armë zjarri ndodhi në Markopoulos të Greqisë mbrëmjen e së premtes, ku persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj anëtarëve të një komuniteti romë në zonë.

Hetuesit dyshojnë se atentati u ndërmorr në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e një 5-vjeçari rom, që humbi jetën nga një plumb qorr në fillim të muajit nëntor.

Mediat greke shkruajnë se si vdekja e 5-vjeçarit, ashtu edhe atentati i 20 dhjetorit lidhen me përplasjet mes dy familajve rome nga Shqipëria.

Në lidhje me vrasjen e 5-vjeçarit, autoritetet greke kanë shpallur në kërkim katër persona shqiptarë romë, përfshirë Agron Tahirin, 48 vjeç, nga Fshati Rom, Njësia Administrative Qendër në Fier, si dhe dy djemtë e tij, Evagjelo Zafiropoulo (28 vjeç) dhe Dhimitrio Zafiropoulo (25 vjeç), si dhe kushuririn e tyre Nektario Petropoulo (34 vjeç).

Të shtënat e 20 dhjetorit ndodhën jashtë një punishteje plastike në një kamp rom në Markopoulos, ku disa persona hapën zjarr nga automjetet pas orës 19:00. Si pasojë e këtij sulmi, dy femra, 35 dhe 31 vjeç, mbetën të plagosura dhe u dërguan menjëherë në spital me plagë në krah dhe këmbë.

Autoritetet dyshojnë se konflikti mes dy familjeve rome, që deri tani ka shkaktuar një të vdekur dhe dy të plagosur, ka lidhje me trafikun dhe shpërndarjen e drogës në këtë komunitet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026