Atentat në Shkodër, viktima 4 ditë më parë intervistë për Euronews Albania

2 Shtator 2022 | 15:04

Mesditën e sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në Shkodër, ku një person ka mbetur i vrarë.

Gazetari i Euronews Albania raporton se ngjarja ka ndodhur në lagjen Kiras dhe viktima është Ismet Çekorja. Nuk dihen detaje të tjera për ngjarjen.

Çekorja është babai i Bajram Çekores, ky i fundit i shpallur në kërkim për atentatin ndaj Alban Bruçit.

4 ditë më parë viktima dha një intervistë për Euronews Albania, ku mohoi përfshirjen e djalit të tij në plagosjen e Bruçit.

Çakorja nënvizoi se këto janë sulme ndaj familjes së tij, që i bëjë disa banditë të veshur me pushtet.

Alban Bruçi u qëllua me 19 plumba më 25 gusht në Shkodër, por arriti që të shpëtojë pa u plagosur.

25-vjeçari shkoi vetë në polici dhe bëri një kallëzim për këtë atentat për të cilin policia ka shpallur në kërkim dhe Tonato Fushën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026