Atentati i dështuar me snajper në Durrës, policia jep detaje

13 Shtator 2022 | 12:20

Policia e Durrësit ka dhënë detaje në lidhje me atentatin e dështuar mesditën e djeshme në Durrës ndaj Akil Nerjakut.

Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në lagjen nr.13 në Durrës, ku është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti të parkuar, në pronësi të shtetasit B. A., 52 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Menjëherë pas hetimeve, Policia thotë se ka identifikuar automjetin  me të cilin ka lëvizur personi që ka qëlluar në drejtim të automjetit të parkuar.

Sipas policisë në momentin e të shtënës me armë, në automjet nuk ka qenë asnjë person.

Ndërkohë vijon puna për kapjen e autorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026