Atentati ndaj Kevin Hajrullës, i riu shoqërohet te Trauma
I plagosuri i atentatit të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës Kevin Hajrulla, në orët e mëngjesit të kësaj të enjte është nisur drejt kryeqytetit. Pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Vlorës ai është nisur drejt Traumës në gjendje të rëndë për jetën për të marrë një ndihmë mjekësore më të specializuar.
Besohet se në atentatin ndaj tij kanë marrë pjesë tre persona, dy të cilët godasin me kallashnikov në drejtim të mjetit Benz të 30-vjecarit. Dyshohet të kenë qenë dy gryka zjarri që godasin me breshëri, referuar numrit të lartë të gëzhojave dhe asaj çfarë u gjet në brendësi të mjetit Kia i cili u dogj në Panaja.
Policia e Vlorës fill pas ngjarjes ka ushtruar kontrolle në banesa dhe biznese jo vetëm në zonën ku ndodhi ngjarja por në gjithë qytetin. Të pyetur marrë në pyetje në komisariatin e Vlorës janë mbi 20 persona të cilët janë kryesisht miq, familjarë të viktimës, dëshmitarë të rastit dhe ata të cilët mund të konsideroheshin “armiq” të tij apo kushëririt të tij.
Prej dëshmive nuk kanë dalë detaje të cilat mund të ndihmojnë zbardhjen e ngjarjes. Policia vijon edhe sot kontrollet dhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë. J
anë sekuestruar me dhjetra servera të kamerave në zonë dhe përgjatë itenerarit ku kanë lëvizur autorët. Hetimet ndërkohë vazhdojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit