Ceremonia për 5-vjetorin e SPAK, Altin Dumani: Treguam që nuk ka të paprekshëm

Altin Dumani
19 Dhjetor 2024 | 10:22

SPAK ka zhvilluar këtë të enjte një ceremoni për 5-vjetorin e krijimit të kë këtij institucioni.

Në pesë vite funksionimi, SPAK ka luajtur një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë kësaj periudhe, institucioni ka hetuar dhe çuar përpara drejtësisë një numër të konsiderueshëm zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të lartë, përfshirë ish-kryeministra, ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish, duke shkaktuar reagime të forta politike.

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë së me punën e bërë Prokuroria e Posaçme i ka dhënë një mesazh të qartë organizatave të krimit të organizuar atë që “drejtësia nuk njeh anë dhe askush nuk është i paprekshëm”.

“Ne kemi dhënë një mesazh të qartë se drejtësia nuk njeh anë e kah dhe se nuk ka të paprekshëm, nëse ligjet e këtij vendi, cenohen, shkelen apo nëpërkëmben. Ne kemi forcuar bashkëpunimin institucional në agjencitë ligjzbatuese vendesh të huaja.

Shpreh mirënjohjen time për bashkëpunimin me prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm, për bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, Shërbimin Informative Shtetëror, Kontrollin E Lartë Të Shtetit. Gjithashtu më lejoni të falënderoj Këshillin E Lartë Të Prokurorisë për kujdesin e treguar në raport me përmbushjen e kërkesave për plotësimin e organikës së Prokurorisë së Posaçme si edhe mbrojtjen e institucionit sa herë ka qenë e nevojshme”,-tha Altin Dumani.

LEXONI GJTHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026