SPAK mbush 5 vite, zyrtari i lartë amerikan i pranishëm në Tiranë për ceremoninë

19 Dhjetor 2024 | 09:59

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof, ndodhet sot në Tiranë për të marrë pjesë në ceremoninë që shënon 5-vjetorin e krijimit të SPAK.

Kasanof, i cili mori detyrën në korrik të këtij viti si pasardhës i Gabriel Escobar, pritet të mbajë një fjalim të rëndësishëm në këtë aktivitet, duke riafirmuar mbështetjen e SHBA-së për reformën në drejtësi në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara janë cilësuar si një ndër ideatorët dhe mbështetësit kryesorë të këtij procesi.

Në pesë vite funksionimi, SPAK ka luajtur një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë kësaj periudhe, institucioni ka hetuar dhe çuar përpara drejtësisë një numër të konsiderueshëm zyrtarësh dhe ish-zyrtarësh të lartë, përfshirë ish-kryeministra, ministra, deputetë dhe kryetarë bashkish, duke shkaktuar reagime të forta politike.

Sipas kreut të SPAK, Altin Dumani, në këto vite janë sekuestruar dhe konfiskuar asete me vlerë mbi 150 milionë euro, ndërsa bashkëpunimi ndërkombëtar ka qenë një nga shtyllat kryesore të suksesit në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Për përpjekjet dhe qëndrueshmërinë e tij në këtë betejë, Altin Dumani është shpallur nga SHBA si “kampion i luftës kundër korrupsionit për vitin 2024”.

Puna dhe arritjet e SPAK kanë marrë vlerësime pozitive nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht nga SHBA dhe BE, të cilat e shohin këtë institucion si thelbësor për suksesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026