Atentati ndaj Ndojit, SPAK: U evidentua roli i secilit, me ndihmë dhe nga partnerët
SPAK ka zbardhur detaje në lidhje me arrestimet e kryera dhe shpalljen në kërkim të personave të përfshirë në atentatin e ndodhur ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi, ngjarje ku humbi jetën shoferi Andi Maloku.
Spak informon se hetimet e mëtejshme kanë bërë të mundur identifikimin edhe të disa subjekteve të tjerë, të cilët kanë kanë marrë pjesë si para ashtu dhe pas ngjarjes së datës 01.11.2019, periudha gjatë të cilave subjektet e dyshuar kanë ndërmarë një sërë veprimesh për konsumimin e veprave penale.
Sipas Prokurorisë së Posaçme në kuadër të hetimeve intensive të pandërprera, është bërë e mundur identifikimi i autorëve të tjerë që kanë marrë pjesë në këtë ngjarje, e më konkretisht i shtetasve: Akil Nerjaku, Marsel Deçka, E. Sinani, Julian Pjetri dhe Bashkim Haxhija.
Ndërkohë që në kërkim janë shpallur Ramazan Rraja, Plaurent Dervishaj deh Julian Meçaj.
“Ky hetim ka bërë të mundur që të evidentojë rolin e secilit prej të hetuarve në kryerjen e veprave penale, organizatorit, ekzekutorit, ndihmësit etj.
Hetimet e këtij procedimi penal janë drejtuar nga 2 prokurorët e çështjes dhe veprimet hetimore janë kryer në bashkëpunim të ngushtë me Byronë Kombëtare të Hetimit, strukturat e Policisë së Shtetit, si dhe në koordinim të vazhdueshëm me disa nga agjencitë e huaja të zbatimit të ligjit dhe administrimin e disa prej akteve nga autoritetet franceze të drejtësisë në kuadër të ndihmës gjyqësore ndërkombëtare në fushën penale”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Ndërkohë me herët për ngjarjen janë arrestuar Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj për të cilët Spak pritet të paraqesë së shpejti pretencën.
LEXONI GJITHASHTU
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë