Atentati në Balldren, drejtori i policisë Lezhë: Janë konstatuar dy viktima, grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet
Lidhur me atentatin e ndodhur ditën e sotme në fshatin Balldren të Lezhës, Arben Nasufi Drejtor i Drejtorise se Policise Vendore Lezhë ka dalë në një komunikatë për mediat duke sqaruar mbi ngjarjen.
“Rreth orës 14:50 ka mbërritur në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë ka mbërritur një informacion për të shtëna me armë në zonën e fshatit Balldren. Policia ka mbërritur në vendngjarje, emergjenca është njoftuar gjithashtu.
Është konstatuar se gjatë lëvizjes së një mjeti, ai është qëlluar me breshëri armësh. Mjekët kanë konfirmuar për humbjen e jetëve ndaj dy personave, një shtetas burrë dhe një shtetase grua. Është një ngjarje shumë e rëndë. Është ngritur grupi hetimor, janë marrë të gjitha masat dhe po kryhen te gjitha veprimet policore në terren. Po punojmë intensivisht dhe po fiksojmë çdo provë në vendngjarje me qëllim hetimin dhe zbardhjen e plotë të gjithë dinamikës dhe zbardhjen e autorëve.
Për një material më të plotë, do komunikojmë në vazhdim”, ka thënë drejtori i policia Lezhë.
Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 15:57 U zhduk në Ngushticën e Hormuzit, 30-vjeçari indian konfirmohet i vdekur
- 15:50 Andy Burnham zgjidhet lider i ri i Laburistëve në Britani: Premton ndryshim dhe rikthim të pushtetit te komunitetet
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)