Atentati në Laç dhe lidhja e të plagosurit me Ervis Martinaj | 5 ngjarje

22 Korrik 2022 | 22:56
  • Një viktimë nga atentati në Laç

Një person ka mbetur i vdekur pas të shtënave me armë në Laç këtë të premte.

Viktima është shtetasi i identifikuar si Klisman Preçi 27 vjeç. Ndërkohë, i plagosur ka mbetur 46-vjeçari Ylli Brahimi i cili është dërguar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Lexoni për më shumë: Një viktimë nga atentati në Laç

Pamje nga vendngjarja
  • I plagosuri në Laç miku i Ervis Martinaj, lidhja me atenatin e Fushë-Krujës

Atentati i ndodhur mbrëmjen e së premtes në Laç ku mbeti i vdekur Klisman Preçi dhe i plagosur Ylli Brahimi, dyshohet se ka lidhje me atentatin e Fushë-Krujës.

Kjo për shkak se një prej shënjestrave të atentatit të sotëm, Ylli Brahimi njihej si krah dhe lidhje e Ervis Martinaj.

Tre persona kanë mbetën të vdekur nga një atentat në mbikalimin e Fushë-Krujës, mesditën e së dielës.

Lexoni për më shumë: I plagosuri në Laç miku i Ervis Martinaj, lidhja me atenatin e Fushë-Krujës

Ylli Brahimi, i plagosuri në atentatin në Laç dhe miku i Ervis Martinajt
  • Breshëri automatiku drejt automjetit të blinduar, detaje nga atentati në Laç

Klisman Preçi, viktima e atentatit të sotëm në Laç dhe i plagosuri Ylli Brahimi, u qëlluan me breshëri automatiku në drejtim të automjetit fouristradë “Land Rover” që ishte e blinduar.

Është ky detaji më i fundit i raportuar nga gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 minuta në qytetin e Milotit, në hyrje të një pallati.

Lexoni për më shumë: Breshëri automatiku drejt automjetit të blinduar, detaje nga atentati në Laç

Gazetari Eni Ferhati raporton ngjarjen
  • Baton Haxhiu: SHBA i kërkoi Britanisë së Madhe të shpallë ‘non grata’ Berishën

Për analistin Baton Haxhiu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndikuar në vendimin e Britanisë së Madhe për të shpallur ‘non grata’ ish-kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se SHBA-të janë aleati i madh i Britanisë së Madhe dhe i kanë kërkuar që të vendosin sanksione ndaj Berishës.

Lexoni për më shumë: Baton Haxhiu: SHBA i kërkoi Britanisë së Madhe të shpallë ‘non grata’ Berishën

Analisti Baton Haxhiu
  • Britanikët në sitë pasuritë e shqiptarëve, Baton Haxhiu: Si synim kanë veriun

Analisti Baton Haxhiu deklaroi se Britania e Madhe ka për qëllim të vendosë në sitë pasuritë e shqiptarëve në vendin ishullor, të përfituar nga krimi.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Haxhiu u shpreh se britanikët janë të shqetësuar kryesisht për veriun e Shqipërisë, nga ku një pjesë e madhe e shqiptarëve, përfshirë të miturit, shkojnë në Britani të Madhe dhe kryejnë vepra kriminale.

Lexoni për më shumë: Britanikët në sitë pasuritë e shqiptarëve, Baton Haxhiu: Si synim kanë veriun

Analisti Baton Haxhiu
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Përfshihen nga flakët tokat e fshatit Rromës në Mallakastër, digjen ullishte dhe sipërfaqe bujqësore (VIDEO)

Një zjarr ka rënë paraditen e kësaj të enjteje në tokat e fshatit Rromës të Mallakastrës. Sipas burimeve paraprake, flakët kanë përfshirë dhe djegur toka...
14:04 | 23/07/2026

Qytetarët mbledhin mbeturinat e hedhura gjatë protestës, qeset i vendosin para efektivëve të policisë (VIDEO)

Teksa protesta para Kuvendit ende vijon prej disa orësh, protestuesit kanë nisur të pastrojnë rrugët e kryeqytetit. Pastrimi i ambienteve para Kuvendit vjen pas tensioneve...
13:54 | 23/07/2026

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale vjedhja. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë shtetasi...
13:39 | 23/07/2026