Atentati në Lezhë, zbardhet dëshmia e policit brenda berberhanes: Qëllova për…
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me atentatin me armë zjarri që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Rrilë të Lezhës, ku mbeti i plagosur pronari i berberhanes, 30-vjeçari Sokol Daci. Burime policore bëjnë me dije se ka dyshime edhe për një tjetër person të plagosur, i cili besohet të ketë qenë shënjestra kryesore e sulmit, por ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Sipas informacionit, personi tjetër ishte brenda berberhanes bashkë me një polic dhe disa të tjerë, ndërsa Policia po kryen kontrolle në klinika dhe spitale private për ta lokalizuar atë.
Autorët, të cilët dyshohet të kenë qenë tre persona, kanë ardhur me një automjet tip ‘Audi’, ku njëri prej tyre ka zbritur dhe ka qëlluar me breshëri automatiku. Dyshohet se personat brenda berberhanes janë kundërpërgjigjur gjithashtu me armë. Oficeri i Policisë, i cili ndodhej rastësisht brenda, ka deklaruar se qëlloi për të frikësuar dhe neutralizuar autorët.
Sokol Daci u dërgua në Spitalin e Traumës dhe ndodhet në gjendje të qëndrueshme. Ai nuk ka precedentë penalë dhe njihej në zonë si si berber Coli dhe si një qytetar i qetë.
Ekspertët e Policisë janë rikthyer paraditen e së hënës në vendin e ngjarjes, duke marrë gjurmët e gjakut dhe të tjera prova, me qëllim të verifikimit nëse ka pasur edhe persona të tjerë të plagosur dhe për të identifikuar çdo individ të përfshirë.
“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta