Atentati në Shkodër/ Policia zbulon armët e përdorura nga autori gjatë atentatit
Në kuadër të hetimeve për masakrën e ndodhur në Shkodër, policia ka dhënë detaje zyrtare për armët dhe mjetet që përdori 29-vjeçari Ragip Gila, i cili u arrestua menjëherë pas ngjarjes.
Gjatë kontrollit, efektivët gjetën tek autori një automatik dhe një pistoletë me fishek në fole, të cilat ai i përdori gjatë sulmit ndaj lokalit pranë Bashkisë së Shkodrës. Një element i pazakontë ishte skafandra që mbante në kokë në momentin e sulmit, e cila u sekuestrua po ashtu nga policia.
Në ngarkim të autorit u gjet edhe një jelek antiplumb, si dhe një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë, që tregon se plani i tij ishte të digjte mjetin tip BMW ngjyrë gri, të cilin e grabiti për t’u arratisur.
Policia zbuloi gjithashtu dhe një motor pa targë dhe numër shashie, i cili u përdor për transport në vendin e ngjarjes.
Hetimet vazhdojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe motivet e autorit.
LEXONI GJITHASHTU:
Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë dhe Evropën, temperaturat pritet të arrijnë deri në 45°C
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë
- 09:47 Marta Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në (VIDEO)
- 09:38 Bujar Leskaj kundër bojkotit të PD: Qytetarët s’i votojnë deputetët për të lënë bosh karriget në Parlament
- 09:35 Yamal: Gjysmëfinalja me Francën, ndeshja më e rëndësishme por nuk ndjej presion