Atentati në Shkodër, shkak konfliktet e mëparshme. Identifikohet autori

7 Shtator 2024 | 15:04

Policia ka arritur të identifikojë autorin e të shtënave me armë zjarri që u raportuan mesditën e kësaj të shtune në lagjen “Partizani” në Shkodër.

Sipas njoftimit  të policisë ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme. Personi me inicialet A.B. ka qëlluar me armë zjarri ndaj makinës tip “Land Rover” në pronësi të Sokol Kajoshit. Sipas informacioneve makinën e drejtonte djali i tij Arjon Kaloshi.

Autori i ngjarjes është identifikuar dhe është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi i policisë

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore e profesionale  në vendngjarje, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar që qëlloi me armë drejt një automjeti që drejtohej nga shtetasi A.K, (djali i pronarit të automjetit).

Vijojnë kontrollet në terren dhe ambiente të ndryshme për kapjen e autorit.

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, se në lagjen “Partizani”  u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit “Land Rover” në pronësi të shtetasit S.K., të cilin e drejtonte djali i tij shtetasi A.K, ju bëjmë me dije se:

Falë reagimit në kohë e veprimeve profesionale në vendngjarje është bërë identifikimi i autorit dhe shpallja në kërkim e tij, konkretisht shtetasit A. B.

Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe ambiente të ndryshme për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Nga veprimet e para në vendngjarje dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të konflikteve të mëparshme.

Sqarojmë se shtetasi A.B  nuk është në kërkim nga Policia për konfliktin e  ndodhur më datën 3 qershor 2024.

Shtetasi A.B, pas kërkimit policor është kapur  nga Policia dhe ka dhënë deklarim në lidhje me konfliktin e ndodhur. Pas konsultimit me Prokurorin, ky shtetas është proceduar penalisht dhe ndiqej në gjendje të lirë.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026