Fotot e makinës që u përdor në atentatin në Don Bosko, flasin të plagosurit
Euronews Albania ka siguruar fotot e automjetit të përdorur në atentatin e të martës në zonën e Don Boskos në kryeqytet, ku Kastriot Elezaj u qëllua me pistoletë nga një automjet në lëvizje, teksa qendronte në një bar-kafe. I plagosur mbeti edhe një 22 vjeçar që e shoqëronte.
Kastriot Elezaj 45 vjeç dhe Renaldo Metushi 22 vjeç, ishin të ulur së bashku në një lokal, kur një një automjet Ëolsvagen, është afruar duke qëlluar me të paktën 7 plumba.
Elezaj, sipas policia ka marrë një plumb në gjoks dhe një në krahë, ndërsa 22-vjeçari Renaldo Metushi është plagosur në këmbë dhe fatmirësisht ndodhen në gjendje stabël jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Traumës.
Policia ka të qartë dinamikën e ngjarjes me mënyrën si kanë vepruar autorët të cilët pas atentatit dogjën makinën Golf 5 në fshatin qerekë.

3 autorët, e dyshuar kanë hyrë në Tiranë përmes rrugës së Paskuqanit duke shmangur kamerat e sigurisë. Dyshohet se targat e automjeti që dogjën janë të dubluara dhe i përkasin një tjetër automjeti. Brenda, makinës së djegur është gjetur edhe një armë zjarri në dukje, automatike, e cila është dërguar për ekzaminim.

Në deklarimet e para të plagosurit kanë dëshmuar para policisë se nuk kanë dyshime se pse u qëllua me armë zjarri drejt tyre. Ata kanë deklaruar se nuk kanë konflikte. Policia vijon hetimet dhe ende është në fazën e verifikimeve të provave. Sa i përket autorëve, dyshohet se janë vrasës me pagesë.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë