Atentatorët ngatërruan objektiv? Dyshohet se donin të vrisnin gruan e Roan Brahimit

18 Prill 2025 | 10:28

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin në Tiranë ku mbetën të plagosur katër të rinj.

Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka dyshime që shënjestër e atentatit ka qenë gruaja e Roan Brahimit, i cili u vra një vit më parë në Greqi, ndërsa babai i tij u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në një atentat në Lezhë.

Gruaja e Roan Brahimit jeton në të njëtën lagje në kompleksin e vilave në Lundër ku jetojnë edhe të rinjtë që u plagosën mbrëmë.

Gjithashtu kjo e fundit përdor makinë G Class. Mbrëmë ajo ka qenë në Pllanë në Lezhë ku iu vra vjehrri.

Hetuesit kanë dyshime që autorët, të cilët ishin dy persona me motor, mund ta kenë pritur që të kthehet në Tiranë dhe mund të kenë ngatërruar makinën G-Class dhe kanë qëlluar makinë ku udhëtonin 4 të rinjtë.

Targa e makinës së gruas së Roan Brahimit ka një numër ndryshe dhe një germë ndryshe nga targa e makinës ku udhëtonin katër të rinjtë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026