Atmosferë festive në Gjirokastër, aktivitete për festat e Nëntorit

28 Nëntor 2024 | 16:51

112-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë dhe 80-vjetori i Çlirimit të Atdheut janë pritur me atmosferë festive në Gjirokastër përmes aktiviteteve të shumta kulturore dhe artistike.

Përgjatë tyre janë prezantuar vlerat kombëtare si dhe përpjekjet e patriotëve për Pavarësinë dhe Çlirimin e vendit.

Këtë 28 Nëntor në Memorialin e Rilindësve në hyrje të qytetit të gurtë përfaqësues të institucioneve publike vendosën kurora me lule. Pjesëmarrësit përkujtuan kontributin e atdhetarëve gjirokastritë në Shpalljen e Pavarësisë.

“U deshën shumë përpjekje, mund, gjak për t’u mbledhur bashkë gjithë burrat, gjithë patriotët shqiptarë me në krye Ismail Qemalin 112 vite më parë dhe për ti shpallur Pavarësinë e Shqipërisë, krenar për ata patriotë, për ata patriotë gjirokastritë që sot Shqipëria është e pavarur, është krenare dhe po ecën drejt Bashkimit Europian”, tha Flamur Golemi, kryetar i Bashkisë Gjirokastër.

Aktivitete në kuadër të Festave të Nëntorit janë zhvilluar edhe në Tepelenë dhe në Përmet.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 31-të e protestës në Tiranë, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Në ditën e 31-të të protestës së tyre, aktivistë dhe qytetarë janë mbledhur këtë të martë pasdite përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Pjesëmarrësit kanë...
19:57 | 30/06/2026

Aksident në Mallakastër, kamioni me koshere del nga rruga dhe përmbyset, bletët shpërndahen në zonë (VIDEO)

Një aksident rrugor është regjistruar të martën pasdite në afërsi të fshatit Poçem, në Mallakastër, ku një kamion që transportonte koshere bletësh ka dalë nga...
19:49 | 30/06/2026

Pogradec, dy aksidente në një hark të shkurtër kohor, një i vdekur dhe disa të plagosur

Dy aksidente rrugore janë regjistruar pasditen e kësaj të marte në Pogradec, brenda një harku të shkurtër kohor. Paraprakisht dyshohet se reshjet e shiut dhe...
19:43 | 30/06/2026