Atraksioni më i famshëm turistik në ishullin grek rrezikon të zhduket plotësisht

15 Janar 2024 | 12:47

Nëse do të shkruani hashtag Zante ose Zakynthos në rrjetet sociale, pothuajse gjysma e fotove të këtij ishulli grek tregojnë një gji me rërë dhe rrënojat vjetra të një anije të mbytura vite më parë.

Plazhi Navagio dhe rrënojat e tij 43-vjeçare është një nga atraksionet më të vizituara dhe të fotografuara të ishullit, dhe kompanitë turistike ofrojnë turne të dedikuara.

Megjithatë, postimet e fundit në Instagram tregojnë se sa është përkeqësuar gjendja e anijes gjatë dekadës së fundit. Tani gjendja e anijes ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve për shkak të frikës se ajo mund të zhduket plotësisht – bashkë me të një pjesë e madhe e të ardhurave të ishullit nga turizmi, raporton Euronews.

Plazhi Navagio, i quajtur shpesh plazhi i anijes, është i famshëm për rrënojat e MV Panagiotis, një anije që u mbyt në 1980.

Pamja e saj legjendare përforcohet nga thashethemet se anija bënte kontrabandë dhe se ekuipazhi e braktisi atë gjatë një stuhie të fortë për t’i shpëtuar marinës në ndjekje.

I rrethuar nga rërë e bardhë dhe shkëmbinj gëlqerorë, gjiri është një nga vendet më të vizituara dhe të fotografuara në ishull.

Në vitin 2018, plazhi u mbyll për pak kohë dhe larja dhe ankorimi i varkave u ndaluan pasi një pjesë e shkëmbit sipër u shemb.

Në shtator 2022, një tjetër rrëshqitje dheu ndodhi, e shkaktuar nga një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter midis Kefalonisë dhe Zakynthos. Qasja në plazh ishte përsëri e kufizuar dhe mbeti e tillë, përveç varkave që afroheshin nga uji.

Shkëmbinjtë delikatë që rrethojnë gjirin nuk janë rreziku i vetëm për anijen. Sipas shtypit lokal, një periudhë e fundit e motit të keq shkaktoi shkëputjen e pjesëve të gjolit. Fotot krah për krah tregojnë se si rrënojat janë përkeqësuar me kalimin e viteve.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026