‘Aty ku e pinte kafen Rugova’, sekretari i ish-presidentit rrëfen kujtimet
Adnan Merovci ka qenë një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Ai zhvilloi një bisedë me Euronews Albania pikërisht aty ku pinte kafen Rugova, për të na rrëfyer dhe karakteristikat e ish-presidentit legjendar.
Sipas Merovcit, ajo qe e karakterizonte ishte qetësia edhe në momente të vështira. Këtë veti e ka vënë re kur është provokuar me fjalë nga një qytetar serb në Zvicër, por edhe në takime e momente të tjera të rëndësishme për fatin e Kosovës.
Merovci sjell në vëmendje gëzimin e Rugovës pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe.
Sekretari kujtoi gjithashtu qëndrimin dhe marrëdhënien e ish-presidentit me Shqipërinë. Sipas tij, Rugova kishte si opsion bashkimin kombëtar edhe pse më shumë preferonte dy shtete të forta me bashkëpunim të ngushtë.
Dr. Ibrahim Rugova ishte studiues dhe kritik letrar. Ne fund te viteve 80 ai hyri ne politike, duke u bere kryetari i pare i Lidhjes Demokratike të Kosovës e cila në atë kohe ishte një lëvizje gjithë kombëtare që për qëllim kishte pavarësinë e Kosovës nga ish-federata jugosllave.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme