Aksident në Kamëz, katër persona të lënduar

25 Dhjetor 2025 | 15:34

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të enjte në zonën e Valiasit, në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 dhe në aksident janë përfshirë dy automjete, një “Audi” dhe një “Toyota”, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes së fortë, katër persona kanë mbetur të plagosur, duke pësuar dëmtime të ndryshme trupore, por jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe autoambulancat, të cilat kanë dhënë ndihmën e parë dhe kanë transportuar të lënduarit drejt spitalit për trajtim të specializuar mjekësor.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta dhe policia po heton për të zbuluar se cili prej drejtuesve të mjeteve kreu manovër të gabuar. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip “Audi” për veprime të mëtejshme procedurale.

Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi i automjeteve në këtë segment rrugor është vështirësuar për disa minuta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protesta me tensione sot te parlamenti lëndohen 4 policë

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë shënuar disa incidente dhe përplasje...
16:43 | 30/06/2026

Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë. Sipas...
16:35 | 30/06/2026

SPAK dërgon në gjyq ‘Rrumin’ e Shijakut dhe 7 të pandehur të tjerë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj Aleksandër Lahos, i njohur si “Rrumi” i Shijakut, dhe shtatë personave të tjerë,...
16:32 | 30/06/2026