“Audi s’u ndez, e dogjëm”- Tafani: Vrasja e Albi Bashaliut, u bë si “nder” për Lilin
Në vijim të rrëfimit të tij përpara Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i penduari i drejtësisë Artan Tafani ka dhënë detaje tronditëse mbi përgatitjen dhe ekzekutimin e vrasjes së Albi Bashaliut, ngjarje që, sipas tij, u krye me porosi, si “nder” ndaj Lorenc Lalës, i njohur edhe si “Lili”.
Sipas dëshmisë së Tafanit, krimi u krye pas komunikimeve që Laert Haxhiu pati me “Lilin”.
“Pas komunikimeve me ‘Lilin’, Laerti na sqaroi se do ta kryenim këtë vrasje si nder për të. Sipas tij, ishte hakmarrje për dy djemtë e vrarë më parë, Enriko Xhahysa dhe vëllai i tij,” – dëshmoi Tafani.
Në rrëfimin e tij, Tafani tregoi se për të identifikuar viktimën dhe lëvizjet e tij, është ndihmuar nga një person me emrin Enriko, i cili i ishte prezantuar si nip i “Lilit” dhe kishte humbur të atin nga një vrasje më herët. Enriko i kishte treguar vendbanimin dhe lokalin ku qëndronte zakonisht Bashaliu në fshatin Gjoçaj të Peqinit.
Tafani sqaroi se për organizimin e atentatit janë përdorur dy automjete, një Audi i bardhë dhe një Benz gri me targa greke, të dyja të pajisura me targa të vjedhura.
Audi ishte ruajtur në një garazh në zonën e Astirit, pronë e Elisjano Abedinit, dhe sipas Tafanit, shërbente posaçërisht për ngjarje kriminale.
“Pasi mbaruam punë dhe u krye atentati, Audi nuk u ndez. Në makinë kishim dy bidona me benzinë dhe vendosa ta digjnim në vendin e ngjarjes për të eliminuar çdo gjurmë,” – ka thënë Tafani në seancë.
Ai shtoi gjithashtu se pagesa për vrasjen u ishte dorëzuar në Tiranë nga Qamil Haxhiu, babai i Laert Haxhisë. Paratë ishin ndarë mes tij, Laertit dhe bashkëpunëtorit tjetër Lulzim Arapi.
LEXONI GJITHASHTU:
Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para
Fati i Ervin Matës! Artan Hoxha: Në Brazil drejtësia është e shtrenjtë
Aksidenti në Portin e Durrësit, ndërron jetë në spital 62-vjeçari nga Kosova (EMRI)
- 17:33 Prokurori ukrainas do të hetojë çështje penale kundër udhëheqësit të Bjellorusisë
- 17:31 Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage
- 17:23 Premtimi u mbajt, Cucurella bën tatuazh fytyrën e trajnerit të Spanjës
- 17:05 Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?
- 16:45 Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit
- 16:40 Aksident në Korçë, makina përplas karrocën me një fëmijë brenda. Detajet e para