Aulon Kalaja: Në shumë raste, ndërhyrja e politikës në protesta është e nevojshme
Aktivisti Aulon Kalaja thotë se në shumë raste, ndërhyrja e politikës në protesta është e nevojshme.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kalaja dha rastin për Butrintin, ku theksoi se ishin deputetët e Partisë Demokratike, të cilët e dërguan çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
“Për çështjen e Butrintit, që ishte kauza e të gjitha kauzave, binim dakord që duhej mbrojtur. Çfarë ndodhi? Organizuam protesta, u bë aleanca, shkuam në parlament, u përplasëm me deputetët, shkuam në Akademinë e Shkencave. Më në fund ata e votuan Butrintin, shkuam te Presidenti, ai e ktheu sërish për t’u votuar.
Në këto momente, Shoqëria Civile nuk kishte se çfarë të bënte tjetër sepse kaloi në parlament dhe ishte politika ajo që duhet ta merrte në dorë. Ne arritëm të bindim disa deputetë, të cilët tani e kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e Butrintit, se nuk kemi më betejë për të zhvilluar, nuk kishim më armë për të luftuar për çështjen e Butrintit. Në këtë pikëpamje, ishin deputetët e PD-së që e çuan në Gjykatën Kushtetuese dhe beteja do të vazhdojë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Aulon Kalaja: Protestat nisen nga qytetarët dhe bitisen nga politika
- ‘2022, viti me më shumë protesta’, Qori: Njerëzve u ka ardhur në ‘majë të hundës’
Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës