Aurora Velaj: Shqiptaret ne Luginë po shuhen, diskriminohen çdo ditë
Gazetarja Aurora Velaj tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë të frikësuar dhe diskriminohen çdo ditë.
Në një dokumentar të realizuar në bashkëpunim me Euronews Albania ajo tregoi se ka folur me shumë qytetarë të cilët as nuk e kuptonin se çfarë ndodhte me ta. Sipas gazetares metodat e spastrimit etnik janë një fenomen aq i sofistikuar sa dhe vetë shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk janë të qartë për atë që ndodh.
“Kjo është një temë shumë e veçantë dhe specifike dhe si gazetare investigative mua më intrigoi jashtë mase, më ka intriguar gjithnjë, por tani u krijuan kushtet për të realizuar diçka kaq serioze sa ky dokumentar. Në momentin që arrita të gjej bashkëpunëtorët dhe arrita ta bëj këtë punë isha shumë e lumtur. Tema të tilla sikurse është spastrimi etnik dhe gjenocidi në zemër të Europës janë fenomene të jashtëzakonshme që nuk ndodhin kudo dhe është aq e fshehtë dhe aq e sofistikuar sa dhe vetë shqiptarët që jetojnë aty, gjatë bisedave që po bënim me shqiptarët aty, ata e kuptonin që ‘ua vërtetë, edhe kjo është një metodë spastrimi’, ngaqë janë aq të sofistikuara sa dhe vetë njerëzit që jetonin aty nuk e kuptonin se çfarë po u ndodhte,” – u shpreh Velaj.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Nuk lejohet noti”: Romët në Bullgari diskriminohen në pishina publike
- “Shqiptarët janë elitë në Amerikë”, ish-ushtarku nga New York: Nuk diskriminohen
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 19:11 Festimet për fitoren e Francës kthehen në tragjedi, 17-vjeçarja bie nga kamioni dhe shtypet prej tij
- 19:05 Vuçiç tregon kur do ta lërë presidencën: Mund të kandidoj për kryeministër
- 19:03 Vritet ish-deputetja e njohur britanike, arrestohet një autor i dyshuar
- 18:44 Digjet një automjet në rrugën drejt Kaninës, dyshohet për defekt teknik
- 18:43 A rrezikohet rajoni? Shpërthen ethja afrikane në Serbi, urdhërohet asgjësimi i 11 mijë derrave
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje