Austria mbështet “Ruandën”|Kancelari Nehamer takon Sunak: Pro dëbimit të emigrantëve

22 Maj 2024 | 16:51

Kancelari austriak vlerësoi planin britanik për të dërguar emigrantët jashtë Evropës, duke e cilësuar si një plan “pionier”. Opinionin e tij, Karl Nehamer e bëri publik nga Vjena, ku priti kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Austria dhe Mbretëria e Bashkuar pranuan të bashkëpunojnë për ndryshimin e sistemit ligjor evropian për të lejuar dëbimin e emigrantëve në vende të treta.

“Tani, me partneritetin me Britaninë mund të arrijmë një ndryshim real në procesin e diskutimit. Prandaj dhe Austria do ta mbështesë Britaninë sa herë që të mundet”, tha Karl Nehamer, kancelar i Austrisë.

“Praktikat e zakonshme nuk e zgjidhin këtë problem. Duhet të bëhemi kreativë, të ndjekim ide të reja, zgjidhje të reja si skema britanike për largimin e emigrantëve në vende të treta të sigurta”, tha kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak.

Austria është mes 15 vendeve të BE-së që bën thirrje për më shumë akorde me vendet prej nga nisen emigrantët. Ky apel ka ardhur pasi shtetet anëtare miratuan reforma të reja për azilkërkuesit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse Evropa i tha jo Serbisë? Bytyçi jep arsyet e refuzimit për anëtarësim në BE

Profesori Enver Bytyçi i ftuar këtë të shtunë në emisionin ‘Balkan Talks’ me Franko Egron në Euronews Albania ka folur lidhur me refuzimin e 8...
19:12 | 11/07/2026

Vuçiç kundërshton dënimin e patriarkut Porfirije nga një gjykatë sllovene

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e kundërshtoi vendimin e një gjykate në Slloveni ndaj kreut të Kishës Ortodokse Serbe (KOS), Porfirije, përmes së cilit ai...
16:33 | 11/07/2026

11 orë pengmarrje në një market në Gjermani, neutralizohet autori

Një pengmarrjeje në një supermarket në Gjermani përfundoi pa viktima pasi një arkëtare u mbajt peng nga një person për më shumë se 11 orë....
16:20 | 11/07/2026