Autobusët e parë elektrikë, Veliaj: Heqim disa linja që abuzojnë me shërbimin urban

24 Korrik 2021 | 16:01

Njëzetë autobusë elektrikë do të futen në qarkullim brenda muajit gusht në linjën e re të Unazës në Tiranë.

“Aktualisht ne kemi 24 mjete hibride që vijnë brenda viti 2021. Bëhet fjalë për mjete të cilat në zonat urbane, pra deri në shpejtësinë 25-30 km funksionojnë me energji elektrike dhe vetëm pasi rritet shpejtësia futet në funksion motori me gaz”, u shpreh kryebashkiaku Erion Veliaj.

Prezantimi i autobusëve elektrik nga kreu i Bashkisë Tiranë vjen disa ditë pas interesimit të Euronews Albania se përse autobusët elektrik nuk kishin hyrë ende në qarkullim. Për herë të parë në Tiranë autobusët elektrikë u testuan në vitin 2017, por ky projekt u la pezull për katër vite. Tashmë autobusët hibridë do përdoren në 66 stacione.

“Përtej Unazës ekzistuese zgjerohemi duke përfshirë dhe rrugën ‘Dritan Hoxha’, duke shkuar tek Shqiponja, duke vazhduar nga Pallati me Shigjeta, pra e gjithë zona e Astirit. E gjithë gjatësia e Lanës deri tek ‘Brryli’, pastaj rruga Kongresi i Manastirit dhe do të shkojmë deri në shërbim të spitaleve”, tha Veliaj.

Një javë më parë Euronews Albania solli në vëmendje problematikat që ka transporti publik në kryeqytet, ku qytetarët ankoheshin për kushtet dhe pritjen gjatë në stacione. Në lidhje me këto shqetësime të vazhdueshme, Veliaj tha se disa linja në kryeqytet do të hiqen nga qarkullimi.

“Janë kapur linja që falsifikojnë bileta, që falsifikojnë abonenë, janë kapur linja që i shesin ato në treg të zi dhe spekulojnë me mënyrën se si funksionon aboneja e përgjithshme. Do kemi disa linja që nuk do të vazhdojnë më funksionimin në qytetin e Tiranës, ose prej ndotjes së jashtëzakonshme që kanë prodhuar, ose prej faktit se në mënyrë sistematike mashtrojnë publikun dhe Bashkinë e Tiranës, si me abonet, si me biletat, si me shërbimin”, tha kreu i Bashkisë së Tiranës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026