Autobusi përplaset me një autoveturë në akin Elbasan-Peqin, disa të plagosur

30 Prill 2025 | 09:39

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin kombëtar Elbasan-Peqin, në afërsi të fshatit Vidhas. Në aksiden janë përfshirë një autoveturë dhe një autobus, të cilët janë përplasur mes tyre, duke shkaktuarplagosjen e disa personave.

Si pasojë e përplasjes, autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa autovetura ka pësuar dëmtime të konsiderueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë dy autoambulanca, të cilat kanë transportuar të lënduarit drejt spitalit për trajtim mjekësor.

Burime paraprake bëjnë me dije se disa persona kanë mbetur të plagosur, por ende nuk ka informacion zyrtar mbi gjendjen e tyre shëndetësore apo numrin e saktë të të dëmtuarve.

Policia dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë

Sektori i turizmit në Shqipëri ka shënuar rezultate pozitive edhe gjatë muajit maj 2026. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, numri i vizitorëve që...
18:21 | 17/07/2026

35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve

Tregtia me vendet e huaja është rritur me 13% në muajin qershor. Në vlerë, vendi ynë ka përfituar nga eksportet, 35,4 mld lekë. Eksportet shqiptare...
18:13 | 17/07/2026

Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan

Një konflikt për motive të dobëta në një lokal në lagjen “Luigj Gurakuqi” në Elbasan ka përfunduar me plagosjen e një 59-vjeçari me mjet prerës....
15:22 | 17/07/2026