Autonomia menaxheriale e spitaleve, më shumë shërbime për pacientët
Qendra spitalore universitare “Nënë Tereza”, së bashku me 4 spitalet rajonale, të Durrësit, Vlorës, Lezhës dhe Shkodrës kanë nisur tashmë të operojnë mbi bazë të autonomisë menaxheriale. Në një intervistë për Euronews Albania zëvendësministrja e Shëndetësisë Entela Ramosaço thotë se tashmë këto spitale janë në garë për të plotësuar kriteret e autonomisë.
“Të kenë mundësi të fusin shërbime të reja të lidhin kontrata me palë të treta, siç mund të jenë kompani sigurimesh, mjekë spitali jo publik të cilëve mund t’ju marrin mjekë të ndryshëm kundrejt pagesave”, tha zv.ministrja.
Karta menaxheriale ju jep mundësinë të përdorin pikat e tyre më të forta në ofrimin e shërbimit shëndetësor.
“Spitale të caktuar shpejt do të kenë qendra të ekselencës që për specialitete të caktuar ky nivel të ngrihet në rang me të lartë , terciar”, u shpreh ajo.
Objektivi kryesor i autonomisë është të arrihet një shërbim sa më cilësor për pacientët.
“Praktika dyfishe është një tjetër risi që futet me autonominë spitalore. Nëpërmjet saj mjekët mund të gjenerojnë më shumë të ardhura për veten, ndërsa pacientët mund të marrin shërbim më të shpejtë dhe me mjekun që duan”, tha Ramosaço.
Spitalet që kanë marrë tashmë kartën e autonomisë menaxheriale nuk do të drejtohen më nga një drejtor i vetëm, por do të jetë bordi ai që do të ketë në dorë menaxhimin. Krahas bordit në Ministrinë e Shëndetësisë është ngritur një ekip që do të monitoroj se si këto spitale po funksionojnë dhe po plotësojnë kriteret e autonomisë. E në rastet që kriteret nuk do të plotësohen, spitali mund ta humbasë kartën e autonomisë.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës