“Autori, banues në Fier”- Gazetarja zbardh detaje nga vrasja: Pista që po hetohet

10 Shtator 2024 | 18:51

Gazetarja Sara Demushi ka zbuluar të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Kurjan të Roskovecit, ku 49-vjeçari Altin Kuka vrau me armë zjarri Vladimir dhe Gramoz Kurtaj (xhaxhai dhe nipi).

Demushi në një lidhje për emisionin “People” në Euronews Albania ka bërë të ditur se autori i krimit, Altin Kuka, është banues në Fier, por ka banuar më herë në fshatin Kurjan. Ajo tha gjithashtu se ai kishte edhe një biznes në këtë fshat, ç’ka e detyronte atë që të shkonte përditë atje.

Demushi tha gjithashtu se konflikti besohet që të ketë ndodhur për shkak të një zënke mes fëmijëve të autorit dhe viktimave, por do të jenë hetimet ato që do të përcaktojnë arsyet e vërteta të ngjarjes.

“Fshati Kurjan është tronditur nga një ngjarje e rëndë ku një 49-vjeçar ka qëlluar për vdekje drejt 2 personave. Ka qenë pikërisht autori i kësaj ngjarjeje, Altin Kuka, që ka shkuar me djalin e tij për të sqaruar një konflikt të ndodhur pak kohë më parë mes djalit të tij dhe mes fëmijëve të viktimave, më saktë të Gramoz Kurtaj.

Kjo ngjarje është regjistruar rreth orës 14:00 dhe shkak i këtij konflikti është bërë një sherr i nisur pak kohë më parë mes autorit dhe fëmijëve të njërit prej viktimave. Sa i përket djalit të Altin Kukës bëhet fjalë se është 21-vjeç, ndërsa fëmijët e Kurtajt janë 21 dhe 18 vjeç, por mbetet në vijim që grupi hetimor të zbulojë arsyet e ngjarjes.

Për të saktësuar edhe vendbanimet e autorit dhe viktimave, bëhet fjalë se Altin Kuka është banues në Fier, por në këtë zonë ka jetuar edhe më herët, ku ka edhe një biznes dhe është i detyruar të vijë përditë. Nga ana tjetër Gramozi është banues i këtij fshati, ndërsa viktima tjetër, Vladimiri, është banues në Roskovec”, tha Demushi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026