Autoritetet po hetojnë motivin e atentatit, Trump u kërkon amerikanëve të bashkohen
Byroja Federale amerikane e Hetimit (FBI) ka identifikuar Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park i Pensilvanisë si subjektin e përfshirë në atentatin kundër ish-presidentit amerikan, Doanld Trump.
Autoritetet amerikane po tentojnë që të zbulojnë motivin e këtij atentati.
FBI-ja tha më 14 korrik se hetimi për këtë çështje është duke vazhduar.
Sipas të dhënave, sulmuesi i dyshuar ishte i regjistruar si votues republikan në Pensilvani. Por, sipas raporteve federale financiare të fushatave zgjedhore, ai po ashtu kishte dhënë 15 dollarë donacion për një komitet politik progresiv më 20 janar 2021, në ditën kur presidenti Joe Biden bëri betimin.
Kandidati i pritur republikan për president të SHBA-së, Trump, është jashtë rrezikut për jetë pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën teksa ai fliste në një tubim në Pensivlani më 13 korrik.
Shërbimi Sekret amerikan tha se një person, që ishte në audiencë, është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën rëndë.
Agjentët e kanë vrarë sulmuesin në vendngjarje, bëri të ditur Shërbimi Sekret amerikan.
Trump tha se u qëllua me një plumb që i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.
“E kuptova menjëherë se diçka nuk po shkonte kur dëgjova krisma, të shtëna, dhe menjëherë ndjeva se plumbi po çante nëpër lëkurë”, shkroi Trump në llogarinë e tij në Truth Social.
Trump, përmes një postimi në Truth Social, tha të dielën se mezi pret të flasë në Uiskonsin, ku javën e ardhshme do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Republikane.
“Në këtë moment, është më e rëndësishme se kurrë që të jemi të bashkuar dhe të tregojmë karakterin e vërtetë si amerikanë, duke qëndruar të fortë dhe të vendosur”, shkroi ai.
Ky është postimi i dytë që ai ka bërë që kur u qëllua në vesh një ditë më parë në Pensilvani.
Shërbimi Sekret amerikan tha se po heton se si sulmuesi, i armatosur me një pushkë të stilit automatik mundi që të afrohej mjaftueshëm sa për të shtënë dhe për të plagosur Trumpin.
Sulmuesi, që u vra nga agjentët, qëlloi disa plumba drejt skenës “nga një pozicion i lartë jashtë vendit ku u mbajt tubimi”, tha Shërbimi Sekret.
Trump, që u pa i gjakosur teksa u largua nga skena, mori mjekim në Pensilvani, para se të nisej në klubin e tij të golfit në Nju Xhersi.
LEXONI GJITHASHTU:
Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse