Si reagoi familja e Donald Trump ndaj lajmit të atentatit?

14 Korrik 2024 | 11:45

Në një tubim në Butler të Pensilvanisë, 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks qëlloi ish-presidentin amerikan Donald Trump, duke e goditur në vesh dhe pas reagimeve të liderëve botërorë folën edhe anëtarët e familjes Trump.

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump, publikoi më herët në platformën “X” një falënderim për “dashurinë dhe lutjet” për babanë e saj dhe për viktimat e tjera të “dhunës së pakuptimtë”.

“Faleminderit për dashurinë dhe lutjet tuaja për babanë tim dhe viktimat e tjera të dhunës së pakuptimtë të sotme në Butler, Pensilvani. I jam mirënjohës Shërbimit Sekret dhe të gjithë oficerëve të tjerë të zbatimit të ligjit për veprimet e tyre të shpejta dhe vendimtare sot. Unë vazhdoj të lutem për vendin tonë e dua dhe babin, sot dhe gjithmonë”, ka shkruar Ivanka Trump.

Gjithashtu në platformën “X”, Donald Trump Jr. ngjiti një foto të babait të tij duke u larguar nga një tubim në Pensilvani me grusht në ajër dhe gjak në fytyrë.

Pranë fotos është mbishkrimi: “Ai nuk do të ndalojë kurrë së luftuari për të shpëtuar Amerikën”.

Në të njëjtën platformë, Tiffany Ariana Trump falënderon Zotin që babai i saj është gjallë, duke shtuar se dhuna politike “kurrë nuk është përgjigja”.

“Shpërthimi i dashurisë dhe mbështetjes për babin tim vlerësohet thellësisht. Faleminderit Zot që e mbajte babanë në jetë. Dhuna politike nuk është kurrë zgjidhja. Zoti e bekoftë Shërbimin Sekret dhe policinë që ndërhynë pa frikë. Siç e patë sot, babai im është një luftëtar dhe do të vazhdojë të luftojë për ju dhe SHBA-në”, ka shkruar Tiffany Trump.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, kanë zhvilluar një bisedë telefonike të enjten në mbrëmje, gjatë së cilës...
22:41 | 09/07/2026

Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse

Të paktën 265 civilë u vranë dhe 1,816 u plagosën në sulmet ajrore ruse në Ukrainë në qershor, tha sot një zyrtar i lartë i Kombeve të...
22:24 | 09/07/2026

UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte

Një debat i ri mbi misterin e Objekteve të Paidentifikuara Fluturuese (UFO) është nxitur nga deklaratat e administratorit të NASA-s, Jared Isaacman, i cili tha...
22:21 | 09/07/2026