Autoriteti Kombëtar Kibernetik paralajmëron qytetarët: Kujdes nga sulmet në WhatsApp! Ja mesazhi që ju vjen

29 Dhjetor 2025 | 14:16

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, AKSK, ka lëshuar një paralajmërim publik për rritjen e rasteve të sulmeve phishing në aplikacionin WhatsApp, ku qytetarët po përballen me mesazhe dhe linqe mashtruese që synojnë marrjen e kontrollit të llogarive të tyre.

Sipas AKSK-së, sulmuesit dërgojnë mesazhe që duken zyrtare dhe kërkojnë kode verifikimi, ose i drejtojnë përdoruesit drejt faqeve të rreme të autorizimit, duke rrezikuar sigurinë e të dhënave personale.

Autoritetet u bëjnë thirrje përdoruesve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin këto masa sigurie:

  • Të mos klikojnë në linqe të dyshimta
  • Të mos ndajnë asnjë kod verifikimi, edhe kur mesazhi duket zyrtar
  • Të kontrollojnë pajisjet e lidhura në WhatsApp (Settings → Linked Devices)
  • Të aktivizojnë verifikimin me dy faktorë (2FA)

AKSK thekson se vigjilenca dhe raportimi i rasteve të dyshimta janë thelbësore për parandalimin e këtyre sulmeve kibernetike. Për më shumë informacion dhe rekomandime zyrtare mbi fushata të ngjashme phishing, qytetarët ftohen të konsultojnë materialin informues të publikuar nga autoritetet përkatëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00

Një detaji i ri nga protesta është se të martën protestuesit kanë njoftuar se do të zhvillojnë edhe një protestë para Parlamentit. Protesta do të...
22:11 | 29/06/2026

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të hënë ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas disa orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e...
21:58 | 29/06/2026

Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)

Pas hyrjes në ambientet e Politeknikut, një grup protestuesish kanë arritur të marrin banderolën e cila u hoq në murin kryesor të Universitetit. Ata u...
21:15 | 29/06/2026