Avancojnë rusët në Donbas, Zelensky: Do rezistojmë

8 Qershor 2022 | 09:42

Rusia pretendon se ka pushtuar lagjet e banimit të qytetit kyç lindor të Severodonetsk dhe se ka marrë kontrollin e 97% të njërës prej dy provincave që përbëjnë rajonin e Donbasit.

Nëse konfirmohet, ky aksion ndihmon Kremlinin të përmbush qëllimin e tij për të pushtuar plotësisht qendrën industriale lindore të minierave dhe fabrikave të qymyrit.

Presidenti Zelensky shprehet se Ukraina po reziston, por beteja për Donbasin është kthyer në një luftë shkatërrimi që të kujton luftën e llogoreve në Luftën e Parë Botërore.

Ndërsa u publikuan imazhet e shkatërrimit të fundit në Luhansk, Zelenskyy tha në një intervistë për një gazetë britanike se “fitorja duhet të arrihet në fushën e betejës” përpara se të zhvillohen negociatat.

“Sigurisht, fitorja duhet së pari të jetë në fushën e betejës, ose si të thuash, jo vetëm fitorja, por mbi të gjitha, duhet  një situatë e fortë, solide në fushën e betejës, kur ne mund të shohim realisht pozicionet tona, të shohim pajisjet e duhura ushtarake, forcën, e cila nuk është inferiore ndaj sasisë së pajisjeve ruse”, u shpreh Zelensky.

Por pozicionet në Moskë duket se po forcohen.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev shprehu “urrejtjen” e tij ndaj ukrainasve duke i quajtur “të degjeneruar” ata  që e  duan Rusinë “të vdekur”.

“Më pyesin shpesh pse postimet e mia në Telegram janë kaq të ashpra. Përgjigjja është se i urrej. Ata janë bastardë të degjeneruar. Ata e duan Rusinë të vdekur. Por sa të jem gjallë, do të bëj gjithçka për t’i zhdukur ata”, tha ish-presidenti.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është në Ankara për bisedime mbi rifillimin e dërgesave të grurit nga portet ukrainase në Detin e Zi.

Turqia është ofruar të ndihmojë në shoqërimin e autokolonave detare pavarësisht pranisë së minave ruse.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet e mbijetuara 12 vjecare nga termeti në Venezuelë: Gjeta nje shishe ketchup dhe pak djathë për të qëndruar e vetëdijshme

Fabiana Blanco, një vajzë 12 vjecare ka treguar vështirësitë e përjetuara pas 32 orësh e bllokuar në rrënojat e tërmetit të 24 Qershorit në Venezuelë....
10:50 | 06/07/2026

Të shtëna me armë në Gjermani, humbin jetën dy persona

Dy persona u vranë në një incident me të shtëna këtë të hënë në Offenburg, në shtetin e Baden-Wurttemberg në Gjermani. Policia u thirr në një kompleks apartamentesh pak pas...
10:48 | 06/07/2026

Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet

Bizhuteri me vlerë miliona euro u vodhën të dielën gjatë një grabitje në muzeun e prodhuesit francez të qelqit luksoz Lalique, thanë kompania dhe një...
10:19 | 06/07/2026