Avancojnë trupat ukrainase, Zelensky falenderon SHBA-të për armatimet moderne

15 Korrik 2023 | 16:48

Trupat ukrainase kanë avancua më shumë se 1700 metra gjatë një jave luftimesh në zonën e qytetit Melitopol. Një përfaqësues i ushtrisë së Ukrainës tha se beteja ka qenë e vështirë dhe është hasur rezistencë nga rusët në çdo metër.

Hapësia e fituar nuk është e madhe, por vlerësohet e rëndësishme si pjesë e kundërofensivës që Ukraina ka nisur prej disa javësh ndaj rusë.

Kievi dhe Uashingtoni kanë konfirmuar se këto ditë në frontin e luftës kanë mbërritur armatimet e reja. Behët fjalë për bombat thërrmuese, për të cilat një pjesë e ekspertëve thonë se është një lëvizje që do të zemërojë dhe më shumë Rusinë. Disa ish-ushtarakë pretendojnë se armatimet e reja nuk do të dëmtojnë shumë pozicionin e forcave ruse.

Gjithësesi, Volodymir Zelensky falelderoi SHBA për ndihëm dhe u shpreh se aleatët duhet të bëjnë më shumë.

“Në e kuptojmë shumë qartë se forcat ruse në Jug dhe në Lindje të vendit po bëjnë gjithçka për të ndalur luftëtarët tanë. Çdo metër që ne avancojmë, çdo sukses i brigadave tona të luftës meriton mirënjohje dhe mbështetje”, tha Zelensky.

Ndërkohë në Bjellorusi janë para shenjat e para të luftëtarëve Vagner të cilët Rusia nuk i sheh më si të besueshëm. Televizioni shtetëror i Bjellorusisë publikoi një video ku mercenarët trajnonin rekrutët e rinj të ushtrisë së rregullt. Pas dështimit të rebelimit, një pjesë e madhe e anëtarëve të grupit Vagner janë strehuar në Bjellorusi.

Zyrtarë të Pentagonit kanë deklaruar se grupet e Vegner nuk janë më aktive në terren prej gati një muaj.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026