Zelensky: Përfundimi i luftës varet nga mbështetja globale ndaj Ukrainës

15 Korrik 2023 | 18:03

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se përfundimi i luftës varet drejtpërdrejt nga mbështetja gjithëpërfshirëse që do i jepet Ukrainës.

“Përfundimi i luftës varet drejtpërdrejt nga mbështetja gjithëpërfshirëse që do i jepet Ukrainës. Ne po bëjmë gjithçka për të siguruar që kjo mbështetje të jetë sa më intensive dhe kuptimplotë që të jetë e mundur”, tha Zelensky.

Ai gjithashtu tha se në fillim të korrikut kishte pasur negociata dhe takime me disa liderë të shteteve të ndryshme.

Më tej ai ka folur dhe në lidhje me takimin e ditës së sotme me Presidentin e Republikës së Koresë Jugut të cilët diskutuan për sigurinë e njerëzve, deportimin e ukrainasve në Rusi, sigurinë ushqimore dhe energjitike, po ashtu edhe bashkëpunimin ekonomik.

“Në 15 ditët e para të korrikut pati negociata, takime dhe ngjarje me liderët e Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Francës, Gjermanisë, Holandës, Turqisë, Republikës Çeke, Polonisë, Sllovakisë, Bullgarisë, Lituanisë, Suedisë, Portugalia, Spanja, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut, Guinea-Bissau… me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg , Presidentin e Këshillit Evropian Michel, Presidentin e Komisionit Evropian von der Leyen dhe Patriarkun EkumenikBartolomeu. Sot me Presidentin e Republikës së Koresë. Ne do të ruajmë ritmin më të lartë ndërkombëtar të punës në të gjitha nivelet për të rivendosur paqen në të gjithë shtetin tonë dhe për të gjithë njerëzit tanë”, tha Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026