Avdullah ​Hoti: Puna e zyrtarëve në kuadër të Task-Forcës vazhdon pa asnjë ndryshim

24 Tetor 2020 | 17:26

Pavarësisht vendimit për shuarjen e Task-Forcës Antikorrupsion, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti thotë se puna e zyrtarëve vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit.

“Puna e zyrtarëve që kanë qenë në kuadër të Task Forcës në Policinë e Kosovës vazhdon pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale”, thekson Kurti.

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, Hoti ka thënë se zyrtarët vazhdojnë të kryejnë detyrimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës.

Ai siguron qytetarët se në këtë proces nuk ka asnjë ndërhyrje të jashtme. 

“Të gjithë ata zyrtarë vazhdojnë të kryejnë obligimet e tyre ligjore sipas organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës pa asnjë ndërhyrje nga askush. Kushdo që ka dyshime për këtë, le të përdorë të gjitha mjetet ligjore për të kërkuar mbikëqyrje dhe sqarime për punën e secilit”, shkruan Hoti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026

Haxhiu shtyn njoftimin për seancën e parë të Kuvendit, afati kushtetues deri më 7 gusht

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se javën e ardhshme do të publikohet data dhe ora e mbajtjes...
12:02 | 17/07/2026

Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes

Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen...
20:54 | 16/07/2026