Avioni luftarak përplaset me ndërtesën shumëkatëshe në Rusi

17 Tetor 2022 | 18:40

Një avion ushtarak është përplasur me një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin rus Yeisk në Detin Azov në territorin rus në veri të Krimesë, ditën e sotme.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se avioni ishte një avion luftarak Su-34 , një nga më të avancuarit në Forcën Ajrore Ruse.

Ministria shton gjithashtu se avioni sapo ishte nisur për një fluturim stërvitor.

Sipas asaj që thuhet avioni është rrëzuar për shkak të ndezjes së njërit prej motorëve gjatë fazës së ngjitjes, shkruajnë mediat e huaja.

Në vendngjarje kanë mbërritur autoambulancat dhe zjarrfikësit, ndërsa rreth godinës po qarkullojnë edhe helikopterë. Autoritetet lokale thonë se katër kate shkatërruar, ndërsa nuk ka informacione për të vdekur apo të lënduar.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026

Kryeqyteti i Danimarkës, Kopenhageni, është shpallur për të dytin vit radhazi qyteti më i jetueshëm në botë, sipas Indeksit Global të Jetëshmërisë 2026 të Njësisë...
18:06 | 25/07/2026

Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë

Autoritetet ruse kanë akuzuar Ukrainën për një sulm gjatë natës në një zonë turistike në rajonin e Zaporizhias, nën kontrollin e Moskës, ku sipas tyre...
17:22 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026