Avioni privat i Vince Neil dështon në ulje, një viktimë nga aksidenti ajror në SHBA

11 Shkurt 2025 | 15:52

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas një aksidenti tragjik ajror që ndodhi të hënën pasdite në aeroportin Scottsdale, në Arizona, në lindje të Phoenix.

Një avion i vogël privat biznesi, i cili mbërriti nga Austin, Teksas, ka dalë nga pista dhe është përplasur me një avion të parkuar, duke shkaktuar tragjedinë.

Avioni i përfshirë në aksident është në pronësi të këngëtarit të njohur të grupit Mötley Crüe, Vince Neil, sipas një deklarate të përfaqësuesit të tij.

Avioni kishte dy pilotë dhe dy pasagjerë në bord, por Vince Neil nuk ishte prezent gjatë incidentit.

Një përfaqësues ligjor i këngëtarit, Worrick Robinson, ka shprehur ngushëllime dhe ka theksuar se mendimet dhe lutjet e Neil janë me ata që janë prekur nga aksidenti. Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për ndihmën e ofruar nga reaguesit e parë.

Zëdhënësja e qytetit, Kelli Kuester, konfirmoi se një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.

Dy nga të plagosurit janë dërguar në spitale për trajtim të mëtejshëm. Fillimisht, autoritetet kishin raportuar se katër persona ishin plagosur.

Ky aksident është i katërti i vdekjeprurës në aviacionin amerikan brenda dy javësh, pas disa përplasjeve të tjera fatale, përfshirë një tragjedi ajrore pranë Uashingtonit, DC, që mori jetën e 67 pasagjerëve, një aksident tjetër në Filadelfia që vrau shtatë persona dhe një tjetër në Alaska që i mori jetën gjithë ekuipazhit të një fluturimi.

Avioni Learjet 35A i Vince Neil, me një skemë ngjyrë gështenjë dhe floriri që ngjan me flakë, po mbërrinte nga Austin kur doli nga pista dhe u përplas me një avion të parkuar Gulfstream G200.

Vince Neil

Sipas zyrtarëve, kjo ka ndodhur për shkak të një defekti në marshin kryesor të majtë gjatë uljes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit

Fëmijët dhe të rinjtë e rritur në familje mafioze do të kenë një shans për t’u shkëputur nga krimi i organizuar sipas legjislacionit të ri...
19:13 | 16/07/2026

Ekzekutimi mafioz në Australi filmohet me dron dhe postohet në interenet: Jemi mafia shqiptare

Policia australiane ka shpallur një epokë të re të krimit të organizuar, pasi vrasësit përdorën një dron për të filmuar një ekzekutim mafioz në Sidnej...
19:08 | 16/07/2026

43 persona humbën jetën nga shembja e urës në Gjenova, ish-drejtori i autostradave italiane dënohet me 12 vite burg

32 persona, përfshirë ish-drejtorin ekzekutiv të operatorit të autostradave të Italisë, janë dënuar për shembjen e një ure në Gjenova në vitin 2018, në të...
18:50 | 16/07/2026