Avokatët e Arben Ahmetajt pranojnë se ai nuk ndodhet në Shqipëri
Avokatët e Arben Ahmetajt gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve kanë pranuar se ai nuk ndodhet në Shqipëri.
Burime të Euronews Albania nga brenda mbledhjes bëjnë me dije se avokati ligjor i Ahmetaj, Henrik Ligori ka thënë se Arben Ahmetaj nuk ndodhet brenda Shqipërisë.
Në kryesinë e Kuvendit është mbledhur që nga ora 16:00 Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit për të vendosur nëse do t’i hapë rrugë arrestimit të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj pas kërkesës së SPAK.
Gjatë mbledhjes kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi e pyeti kreun e SPAK, nëse kishte dijeni se ku ndodhet Ahmetaj.
“A keni informacion ku ndodhet Ahmetaj në këtë moment, është në Shqipëri? Mos ka ikur në Kanada? Keni informacion për këtë?” mësohet të jetë shprehur Bardhi.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se kreu u SPAK ka thënë se nuk ka informacion se ku është Arben Ahmetaj.
Për të ndjekur kanalin e youtube të Euronews Albania KLIKO KËTU!
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë