“Avokatët janë të kërcënuar”- Braho: Shihen si armiq nga pala kundërshtare

7 Tetor 2023 | 21:20

Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë ishin kërcënimet e fundit që u janë bërë prokurorëve në Shqipëri, nga banda e Laert Haxhiut.

I ftuar në emision, avokati Ledio Braho tha se edhe avokatët janë të kërcënuar në Shqipëri, pasi shihen si armiq nga pala kundërshtare në gjyq.

Ai tha se në rastet e çështjeve penale, avokatët shihen si persona që mund të prishin interasat e grupeve kriminale që janë në rivalitet me klientin që përfaqësojnë.

Sipas tij kjo vjen si pasojë e mungesës së një kulture juridike.

“Situata është e njëjtë si për avokatët ashtu dhe për gjyqtarët dhe prokurorët. Të njëjtin presion ndiejmë. Nuk është vetëm çështje e një krimineli që bën presion, por dhe në gjyqet civile avokati shihet nga pala kundërshtare sikur e ke personale çështjen. Ti shkon mbron intersat e klientit, bën mbrojtje juridike dhe nga pala tjetër shihesh si armik. Është dhe çështje e mungesës së një kulture juridike, të cilën ne nuk e kemi. Tjetra ka të bëjë me faktin se në çdo rast se avokatët janë të anatomuar në publik gjatë këtyre 30 viteve. Po të vësh re çdo rast fillohet me sulme ndaj avokatëve, “janë të paaftë”, “janë sekseserë”, “janë këta që kanë shkatërruar sistemin” dhe krijohet një përshtypje se nëse i ndodh diçka një avokati shihet si një veprim i moralshëm pavarësisht se është i paligjshëm. Dhe kjo është arsyeja pse avokatët ndihen të kërcënuar. Në rastin e çështjeve penale situata është dhe më e komplikuar, për shkak të luftës që ka mes grupeve kriminale, pasi me mbrojtjen tënde mund të cënosh interesat e një grupi tjetër kriminal”, tha Braho.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026